MENU
klinika

Çfarë do vendoset?

Kur do zhvillohet protesta e radhës? Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve

22.04.2019 - 09:57

Gjatë ditës së sotme kryedemokrati Basha do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për protestën e radhës, e cila është përfolur se do të zhvillohet më 11 maj.

Deri më tani opozita ka zhvilluar 9 protesta. Protesta e fundit u mbajt me 13 prill.

Tre prej protestave kanë qenë kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla.

Kryedemokrati Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog me Partinë Socialiste nëse nuk largohet Rama nga posti i Kryeministrit.