MENU
klinika

Deklarata

Bushati me tone të forta, shpërthen në kritika nga Kuvendi

12.09.2019 - 11:20

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati numëroi të gjitha shqetësimet e tij lidhur me sa nuk është bërë për diasporën.

Teksa ka folur me tone të forta, ai deklaroi se shqiptarët nuk mund të thonë se janë nga vendi i shqiponjave, i Skënderbeut apo i Nënë Terezës.

“Shqiptarët nuk duan barrë nga shteti amë, duan njohje të djersës së tyre”– ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, duke shtuar se për këtë duhet angazhim i maxhorancës për tu dhënë zë në vendimmarrje në jetën publike.

Sipas tij ne jemitë fundit në Evropë që nuk kemi mundësi ti japin njerëzve tanë mundësinë për të votuar, për të pasur edhe një numër vendesh në Kuvend të dedikuar për ta ekskluzivisht. Për diasporën kemi bërë pak, jemi përpjekur për të revulocionizuar shërbimet konsullore, me sa më pak abuzim. Por, kemi dobësi si shtet dhe shoqëri për të mbrojtur shqiptarët jashtë atedhut, duhet të mbështesim financiarisht edhe këtë si prioritet. 30 vjet nga rënia e komunizmit jemi në një dilemë si të mbrojmë shqiptarët jashtë atdheut dhe si tja bëjmë jetën më të lehtë atyre që jetojnë këtu.

Ka shumë që e lënë vendin e tyre, nuk bie dakord me opozitën që e vizaton këtë si fenomen që lidhet me qeverisjen, ky është trend i pandalshëm në 30 vjet, por ajo që duhet të na bëjë përshtypje është fakti që 30 vjet, 20, 10 e më pas ne jemi në gjendje ekonomike më të mirë se para pak kohësh, por kemi krizë vlerash, dhe kjo nuk vjen nga mungesa e të mirave por nga padrejtësia nga askesi i shpërndarjes së të mirave. Nga mprirja që sjell mungesën e shpresës, jo nga injoranca e turmës, por nga grykësia, paaftësia dhe pafytyrësia për të ndërtuar një sistem vlerash”- tha ai.

“Nuk them dot që jemi vendi i shqiponjave, Skënderbeut, Nënë Terezës, na takon që sot të biem e të përcaktojmë se cilat do të jenë qëllimet e kombit për 50 vitesh e ardhshme, e cfarë toke do jetë vendi ynë. Para se ti drejtojmë gishtin njëri tjetrit duhet ti bëjmë pyetje vetes ku isha unë dy-tre javë para se BE të merrte vendimin për ne, ne do t’ja falim vetes? Cfarë do të thonë fëmijët tanë?“, mbylli fjalën e tij ish-ministri Bushati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci