MENU
klinika

Publikohet dokumenti

Ç’ është ‘Çekiçi i verdhë’, plani britanik i emergjencës?

12.09.2019 - 15:43

Trazirat në rrugë, rritja e çmimit të ushqimit dhe ulja e furnizimeve mjekësore janë rreziqe reale se Britania e Madhe largohet nga BE pa marrëveshje, thotë një dokument qeveritar britanik.

Ministrat kanë publikuar detaje për planin e tyre të emergjencës “Çekiçi I verdhë” (Yellow hammer), pasi deputetët votuan për publikimin e tij.

Ai përshkruan një seri “supozimesh të arsyeshme për rastin më të keq” për ndikimin e një Brexit pa marrëveshje në 31 tetor.

Sipas tij përgatitja e njerëzve dhe të sipërmarrjeve do të qëndrojë në një nivel  të ulët në 31 Tetor, datë në të cilën Londra duhet të dalë nga Bashkimi Europian.

Ndërsa e përditshmja “The Guardian” shpjegon se si ekzekutivi i Londrës parashikon një rritje të menjëhershme të çmimeve për ushqimet dhe karburantin. Por do të ketë problem dhe në furnizimin me ilaçe dhe trazira të mundshme publike si dhe tensione mes qytetarëve.

kolana e librave

Dokumenti tregon atë që për qeverinë konsiderohet në mënyrë të arsyeshme si skenari më i keq, pas një dalje pa marrëveshje. Për shkak se kontrollet do të bëheshin të detyrueshme, do të kishte një rënie prej 60 për qind të numrit të kamionëve që kalojnë më Calai, dhe kjo vetëm brenda një dite. Kjo situatë mund të zgjasë për tre muaj.

Për furnizimet ushqimore, qeveria britanike konsideron të parashikueshme një reduktim për disa ushqime si dhe problem në paketimin e tyre. Qeveria e Londrës gjithashtu paralajmëron se duke humbur nënshtetësinë europiane, qytetarët britanikë ndoshta gradualisht do të humbasin të drejtat që lidhen me të dhe mundësitë e përdorimit të shërbimeve publike në Europë. Ose atyre do u kërkohet të ndryshojnë mënyrat e udhëtimit.

Raporti i fundit nuk është i vetmi i këtij lloji por është i fundit brenda 74 ditëve të qeverisë së re të Boris Johnson.

Edhe Banka Qendrore Britanike ka paralajmëruar një recesion të rëndë dhe që po shoqërohet nga një rënie e paundit në nivelet e tij më të ulëta që nga referendumi i Brexit tre vjet më parë.

 Gjithçka duket e vështirë. Por ndërkohë numërimi mbrapsht vazhdon. Deri në 31 tetor, nëse nuk gjendet një zgjidhje, nata pasardhëse do të jetë me të vërtetë një Halloween për Britanikët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?