MENU
klinika

"Ne jemi këu për..."

Mesazhi i senatorëve amerikanë dje në Kosovë

05.09.2019 - 08:27

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson janë duke qëndruar në Kosovë. Pas takimit që kanë zhvilluar me përfaqësues politikë në Kosovë, dy senatorët iu drejtuan mediave, ku treguan se tema kyçe e diskutimit ishte dialogu me Serbinë.

Senatori demokrat, Ron Johnson, tha para mediave se vizita e tij dhe senatorit Murphy në Kosovë, është një rikonfirmim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në veçanti ne kemi qenë të përfshirë, unë kam qenë, njëjtë dhe senatori Murphy në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vijmë deri të një marrëveshje, është çelësi që hap potencialin e së ardhmes. Pra, ne jemi këtu së pari të mbështesim qytetarët e rajonit, qytetarët e Kosovës, qytetarët e Serbisë”, ka thënë senatori Johnson.

Ai ka thënë se dëshirojnë të shohin qytetarët e Kosovës të kenë sukses.Ndërkohë, senatori republikan, Chris Murphy ka thënë se duhet përkushtim në dialogun me Serbinë.

Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe të gjithë bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës. Por, janë dy gjëra të nevojshme për ringjalljen ekonomike. E para është reforma e brendshme, përkushtimi për rendin dhe ligjin, përkushtimi për reformën në sistemin e edukimit, por po ashtu përkushtimi për dialogun me Serbinë që do të përfshijë zgjidhje të vështira, këtu dhe në Beograd”, deklaroi senatori Murphy.

Senatori Johnson dhe Murphy pritet të vizitojnë edhe Serbinë, ku thanë se do t’i përcjellin mesazhet e njëjta që i dhanë në Kosovë.