MENU
klinika

Detaje

Ç’po ndodh në Greqi? Operacion i madh detar antidrogë

30.09.2019 - 12:13

Një operacion i madh detar antidrogë është duke u zhvilluar në Greqi, në ishullin Skopelou.

Nuk dihet nëse operacioni ka lidhje me kapjen e dy gomoneve 5 ditët e fundit në Greqi, ku u arrestuan edhe tre shtetas shqiptarë.

Në operacion janë angazhuar skafe nga deti dhe forca të shumta nga toka më ndihmën e qenëve nuhatës për kapjen, siç thuhet, të një sasie të madhe droge.

Ishulli ku po zhvillohet operacioni ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë.