MENU
klinika

United gjen dy zëvendësues "big"

De Gea pranë lamtumirës/ Gardiani zgjedh ekipin e ri!

12.09.2019 - 21:21

Portieri i Machester United, David De Gea, do të largohet nga “Old Trafford” në fund të sezonit.

Spanjollit i mbaron kontrata dhe del si futbollist i lirë. “Gardiani i portës” nuk ka pranuar që të rinovojë ndërsa atmosfera me “Djajtë” po e mbyt.

Shtatlarti nuk po kalon një formë të mirë sportive, madje humbi dhe vendin e titullarit ndaj Kepas në kombëtaren e Spanjës.

Juventusi do të jetë destinacioni i tij i ri me “Zonjën e Vjetër” që do të nënshkruajë me një tjetër futbollist falas.

Lëvizje e mirë nga ana e spanjollit, ndërsa United ka piketuar dy emrat për ta zëvendësuar.

Emri i parë në listë është i kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford. Futbollisti i Evertonit e njeh mjaft mirë kampionatin angles, ndërsa emri i dytë mbetet ëndërr.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, pëlqehet shumë, por vështirë që Atletico të heqë dorë nga ai.