MENU
klinika

Ftesë PD-LSI

Dekreti i Metës për 13 tetorin/ Cakaj: Pasojat do jenë politike nëse…

06.09.2019 - 12:18

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka deklaruar sot se opozita ka bërë të gjitha përpjekjet pqër të penguar hapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor.

Është e qartë se këtu ka pasur një përpjekje aktive për të dëmtuar mundësine e hapjes së negociatave të Shqipërisë në muajin tetor, nga angazhimi aktiv i disa qarqeve opozitare për të prodhuar dezinformim masiv në një numër trupash diplomatike dhe te sabotimet e këtij procesi, nga bojkotimi i zgjedhjeve te vendimi për të pasur zgjedhje pak ditë para vendimit në këshillit.

Detyra jonë është për të dhënë shpjegime të nevojshme tek të gjitha vendet skeptike për situatën e përgjithshme poltiike dhe për këto zgjedhje në vecanti ta shndërrojmë në mbështetje politike.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje shumë më të konsoliduara se sa ato të 30 qershorit këtë nuk e ka mohuar askush në këtë qeveri dhe në PS. Këto janë zgjedhjet më cilësore brenda një kornize rrethanore të vecante, këtu gjithkush duhet të marrrr përgjegjësitë e veta. Vendimi për bojktin e zgjedhjeve ka qenë vullnetar”.

I pyetur nga gazetarët nëse do të shpallet në fletoren zyrtare dekreti i Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 13 tetorit, ministri Cakaj dha këtë përgjigje:

“Zgjedhjet e 13 tetorit janë shpallur të pavlefshme dhe në këtë kontekst më mirë se sa unë është mirë që gjykata kushtetuese të japë përgjigje ligjore. Në lidhje me gatishmërinë për të adresuar vërejtjet e raportit të ODIHR për reformën elektorale shpreh gatishmërine që është koha e duhur për ta bërë këtë. Pasojat do jenë politike, shembull është kontestimi i zgjedhjeve mbi arsye gjithecfarëdo, reforma të bëhet pjesë e një mirëkuptimi të përgjithshem që në Shqipëri sdo ketë më bojkotim të zgjedhjeve e kontestim të rezultateve zgjedhore. Një dialogim ndërpartiak edhe me opozitën jashtëparlamentare tani, për të bërë një reformë elektorale që nuk i përshtatet orekseve partiake”.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!