MENU
klinika

"Garantoi bizneset se..."

Denaj viziton bizneset e dëmtuara nga tërmeti në Durrës

25.09.2019 - 13:09

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, inspektuan disa prej bizneseve në zonën e plazhit në Durrës, të dëmtuara nga tërmeti.

Ministrja garantoi bizneset se të gjitha dëmet e shkaktuara do të përballohen nga buxheti i shtetit, i cili disponon fondet e nevojshme për të mundësuar këtë gjë.

Mjaft e rëndësishme në këtë situatë, theksoi Denaj, është vlerësimi i saktë i dëmeve nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore, në mënyrë që më pas të procedohet me fondet në dispozicion të përballimit të dëmeve.

Buxheti i shtetit disponon fondet për ta mbështetur të gjithë pjesën e konstatimit të dëmeve, me rimbursim. Ky vlerësim dëmesh duhet të ndodhë këto javë dhe ne pastaj të kemi mundësi që menjëherë të hapim fondin, i cili është i plotë, por do të ketë edhe fonde shtesë. Unë jap garanci që i gjithë ky proces do të mbulohet 100 %”, u shpreh znj. Denaj.

Pavarësisht këtij fakti, Ministrja Denaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve për tu solidarizuar me familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti.

Nuk mungon edhe thirrja për bizneset për tu solidarizuar, për nevojën për mbështetje edhe në aspekt të fondeve monetare në numrat e llogarisë që janë hapur, pasi solidariteti në këto raste ndihmon të gjithë”, tha Ministrja.

Gjatë bashkëbisedimit me biznese të zonës, ministrja Denaj kërkoi mirëkuptimin e tyre për procedurat që do të ndiqen dhe theksoi nevojën për një mirëkoordinim mes strukturave shtetërore, në mënyrë që vlerësimi i dëmeve të bëhet sa më shpejt dhe më pas të vijohet me pjesën e fondeve për rimbursimin e tyre.

Ne sigurojmë që fondi i emergjencës ekziston dhe në pamundësi për të qenë i plotë, ne siç e thashë më parë, kemi akoruar disa fonde shtesë për tu vendosur në ndihmë, nga fondi rezervë, për të kaluar te fondi i emergjencës. Në kontekstin e fondeve jemi të qetë. Ajo që ne duhet të koordinojmë është në raport me procedurat për rimbursim, sepse edhe nga ana proceduriale është e vështirë që ne të angazhohemi përpara se ekspertët të flasin për vlerën e dëmit për çdo familje”, u shpreh znj. Denaj.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!