MENU
klinika

Deklarata më 1912

Dervish Hima: Pavarësia mbrohet me gjak!

12.09.2019 - 15:26

“Le Temps” ka botuar, të martën e 26 nëntorit 1912, në faqen n°2, intervistën e patriotit dhe liderit shqiptar, Dervish Himës, me korrespondentin e gazetës hungareze në Bukuresht, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pavarësia shqiptare

 

Korrespondenti ynë nga Budapesti, na telegrafon:

“Pester Lloyd” publikon një intervistë të korrespondentit të saj në Bukuresht me Dervish Himën, liderin e njohur shqiptar:

“Shqiptarët, deklaroi Hima, duan të shpallin pavarësinë shqiptare tani dhe ata janë të gatshëm ta mbrojnë këtë pavarësi me çmimin e gjakut të tyre. Ata janë të bindur se afesksioni i Austro-Hungarisë për ta është i sinqertë dhe shpresojnë se të gjitha fuqitë evropiane do të mbështesin monarkinë Austro-Hungareze në interes të Shqipërisë”.

 

 

 

 

 

Ai shton:

“Asnjë vendim nuk është marrë ende mbi zgjedhjet e personave, megjithatë është e vendosur paraprakisht që një princ i huaj do të zgjidhet sovran i Shqipërisë”.

Nga ana tjetër, telegrafojnë nga Durrësi në “Daily Telegraph”:

“Ismail Qemali, si dhe shumë patriotë shqiptarë që erdhën këtu për t’u bashkuar me të, kanë ndërmarrë hapa për të thirrur një asamble kombëtare shqiptare për të diskutuar mbi situatën aktuale. Të gjithë udhëheqësit fisnorë janë paralajmëruar. Mendojmë se takimi do të zhvillohet në Vlorë”.

 

***

 

Dervish Hima ishte një kundërshtar ekstrem i sundimit osman në Shqipëri dhe autor i një numri të madh të thirrjeve manifestuese radikale, për një luftë të mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane. Si i tillë, lëvizjet e tij janë vërejtur me kujdes nga autoritetet osmane dhe për këtë arsye, ai është burgosur disa herë. Si një njeri i njohur i letrave shqipe, ai u kthye nga Shkodra pas një mungese të gjatë në Europë dhe u arrestua për fjalimet e tij për shpresat e Shqipërisë, ndaj dhe u burgos.

Në Bukuresht, ai redaktoi dhe botoi një gazetë jetëshkurtër “Pavarësia e Shqipërisë” , që u botua në vitin 1898, në gjuhën shqipe, frëngjisht dhe rumanisht. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, ai ishte i detyruar të largohet nga Rumania për në Romë, ku bashkëpunoi me Mehmed bej Frashërin në revistën e përdyjavshme “Zën’i Shqipënisë”, revistë kjo që publikohej në shqip e frëngjisht.

 

 

 

 

 

Në vitin 1903, Dervish Hima botoi revisten dyjavore L’Albanie në Gjenevë, të cilën gjatë viteve 1905-1906 në Bruksel, ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj. Në vitin 1909, ai ishte në Stamboll, ku drejtonte të përjavshmen “Shqipëtari-Arnavud” me Hilë Mosin, një revistë në gjuhën shqipe dhe atë turke, e subvencionuar nga Austro-Hungaria.

Kjo revistë u botua derisa u ndalua në fund të vitit 1910. Hima ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 1912, mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi dhe botoi këto libra: “Varri i liridashësve”, “Pasqyra e krimeve të Sulltanit”, “Një zë nga burgu në kohën e lirë”, etj.

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen