MENU
klinika

Krimet e Luftës

Dëshmon në Hagë bashkëpunëtori i Ramush Haradinajt

18.09.2019 - 14:58

Gjykata Speciale e Hagës mori në pyetje ish-komandatin e UÇK-së Naim Maloku.

Vetë ky i fundit e bëri me dije lajmin në një postim në profilin e tij në Facebook. Ai falenderoi palën sllovene për mbrojtjen e të drejtave të tij si dëshmitar.

Për krimet e luftës në Kosovë janë intervistuar nga Gjykata e Hagës disa ish-krerë të UÇK-së mes tyre dhe Ramush Haradinaj, i cili në korrik dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Naim Maloku është deputet i AAK-së, parti që drejtohet Ramush Haradinaj.

Postimi i Naim Malokut:

Bashkëluftetarët e mi, familjarë dhe miq!

Ju njoftoj që sot, para pak çastesh, e kreva detyrimin tim para Drejtësisë së Shtetit tim, Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj Gjykate ,si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit Slloven.

Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në Gjykatë.

E falenderoj Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’

Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’