Messi po apo Messi jo? Tek Interi, kundërshtari i radhës i Barcelonës në Champions, po fërkojnë duart, duke shpresuar që argjentinasi të mos jetë i gatshëm për takimin e kësaj të mërkure në “Camp Nou”.
Skuadra zikaltër është nga të vetmet që “Pleshti” nuk i ka shënuar.
Në seancën stërvitore të kësaj të hënë, Leo është stërvitur fillimisht me grupin, më pas ka bërë ushtrime specifike.
Kjo të bën të mendosh se do të jetë në listën e të grumbulluarve për sfidën e pas dy ditëve.
Valverde, të cilit i është dashur të heqë dorë nga fëmija mrekulli, Ansu Fati, shpreson të këtë në dispozicion përveç Messit edhe Dembelenë. Ndaj Getafes, në sulm u aktivizuan Carles Perez, Suarez dhe Griezmann.
“El Mundo Deportivo” lë të kuptohet që i njëjti “tredhëmbësh” do të hidhet në fushë edhe ndaj Interit, pasi nuk mund të rrezikohet me aktivizimin e Messit titullar.