Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka cilësuar të papranueshme për interpretim kërkesën e kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit.
“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Andaj, Gjykata njëzëri vendosi të deklaroj kërkesën të papranueshme”, thuhet në njoftimin gjykatës.
Kujtojmë se më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Ky vendim erdhi pasi kishte marrë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, ku ishte ftuar për një intervistë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Më pas, Haradinaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që t’ia definojë përgjegjësitë gjatë kohës sa ai dhe qeveria në largim do të funksiononin në dorëheqje.
Sakaq, si pasojë e dorëheqjen Kuvendi i Kosovës u shpërndnda dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur 6 tetorin si datë për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare.