Neymari ka mbërritur në Barcelonë dhe e gjitha ka një arsye.
Braziliani fluturoi me avion privat sot pasdite së bashku me babain e tij drejt qytetit spanjoll, pasi zhvilloi seancën stërvitore me parisienët. Ai do të jetë pjesëmarrës në gjyqin që ka hapur kundër ish-klubit të tij.
Ai pretendon të marrë 26 milionë euro plus kamat vonesën e pagesës nga klubi katalanas, pasi pretendon se nuk ka marrë shtesën pas rinovimit me klubin spanjoll.
Barcelona po ashtu e ka paditur brazilianin, pasi pretendon se sulmuesi nuk e meriton duke qenë se u largua para përmbushjes së kontratës që e lidhte me kampionët e Spanjës deri në vitin 2022.
Gjyqi është shtyrë fillimisht pas Barcelona kërkoi kontratën origjinale të PSG, ndërsa klubi francez nuk e vuri në dispozicion.
Situata ka ndryshuar tani dhe vendimi do të merret, pavarësisht se presidenti Nasser Al-Khelaifi nuk ka dashur të depozitojë kontratën origjinale të brazilianit.