Filmi i ri i Ermal Mamaqit bëri shumë bujë për vetë kastin e përzgjedhur në “I Love Tropoja”.
Vetë kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e kastit, madje “NewsBomb” ka zbuluar edhe rolin e tij në film.
Kryeministri i cili u shfaq në një foto me flokët e gjata, është një “personazh i fortë”, nga ata që nuk e zbatojnë ligjin.
Në film, do të luajë rolin e dajës së personazhit të Ermal Mamaqit, një djalë i urtë, por që merret peng për ta martuar me zor.
“Prindërit e Ermal Mamaqit, ku rolin e të atit e luan aktori Bujar Asqeriu, janë nga Tirana, tipa civilë, madje nëpër ambientet e shtëpisë rrinë veshur lirshëm, vec me të brendshme (dhe jo më kot është evidentuar ky detaj). Ata i kërkojnë ndihmë dajës, që është Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor. Atëherë Rama niset drejt vendit ku mbahet dasma. Shqyen derën duke i rënë me shqelm dhe këtu, sipas aktorëve, ai thotë: Nuk ka bir k*rve të më martojë nipin me zor”.
Filmi pritet të ketë sukses edhe për kastën e gjerë të aktorëve, përfshi këtu edhe kreun e qeverisë.