28.09.2019 - 18:41
I larguar prej kohësh nga jeta aktive në PD, Eduard Selami është rikthyer në kryeqytet, ndërsa paraditen e sotme është parë duke hyrë në selinë blu.
Burimet bëjnë me dije se Selami ka zhvilluar një takim për disa minuta me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Takimi është zhvilluar në zyrën e Bashës në selinë blu, ndërkohë nuk ka detaje se cila ka qenë tema e diskutimit.
Rreth orës 18:00, në selinë blu, pritet të mblidhen kryetarët e rretheve për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitarë.
Eduard Selami u largua nga jeta aktive politike pas kandidimit për postin e kreut të PD përballë Bashës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mungon garda e vjetër
Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, zbardhet lista e kandidatëve
Plani urbanistik
PD i drejton Ramës dhe Veliajt 4 pyetje për Unazën e Re
Lista/ Kë hoqi Basha?
Numërohen votat për Këshillin Kombëtar të PD-së
Anëtarët e Këshillit Kombëtar