MENU
klinika

Të dhënat

Eksportet bujqësore rriten me 13.4%, çfarë shkruan Rama?

19.09.2019 - 11:50

Në 8-mujorin 2019 eksportet bujqësore në vlerë u rritën me 13.4% krahasuar me 8-mujorin 2018.

Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhënat pozitive e tejet inkurajuese të rritjes dyshifrore të eksporteve bujqësore.

“Mirëmëngjes dhe me të dhënën pozitive e tejet inkurajuese të rritjes dyshifrore të eksporteve bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.


Rritja e prodhimit bujqësor shqiptar dhe nivelit të eksporteve nuk është e rastësishme. Politikat që janë ndjekur në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural po i japin frytet e tyre. Stimulimi dhe forcimi i pikave të grumbullimit si hallka kyçe mes fermerit dhe tregut po jep rezultate.

Po kështu edhe mbështetja përmes Skemës Kombëtare, Programit IPARD, heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, heqja e TVSH-së për makineritë dhe investime të tjera në infrastrukturën ujitëse e kulluese