MENU
klinika

Krahasimi me Izraelin

Erdogan: E papranueshme që nuk kemi armë bërthamore

05.09.2019 - 11:00

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se ishte e papranueshme që Turqia të ndalohej të kishte armë bërthamore ndërsa kombet e tjera në rajon i kishin ato.

“Disa vende kanë, jo një ose dy. Por ne nuk mund t’i kemi. Këtë nuk mund ta pranoj”, e citoi agjensia e lajmeve Reuters duke i thënë anëtarëve të tij të partisë në qytetin lindor të Sivas. “Nuk ka asnjë komb të zhvilluar në botë që nuk i ka ato,” tha Erdogan, edhe pse shumica e vendeve të zhvilluara nuk kanë armë bërthamore.

Sipas traktateve ndërkombëtare vetëm SHBA, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina mund të kishin armë bërthamore. India, Pakistani dhe Koreja e Veriut më vonë i zhvilluan gjithashtu ato. Afrika e Jugut kishte disa bomba atomike por i çmontoi më vonë ato. Izraeli gjithashtu besohet të ketë armë bërthamore, një fakt i aluduar nga Erdogan.

“Ne kemi Izraelin afër, si gati fqinj. Ata i trembin kombet e tjerë duke i zotëruar këto. Askush nuk mund t’i prekë ata “.

Burimet e huaja kanë vlerësuar se Izraeli ka një arsenal prej dhjetëra, e qindra armësh bërthamore, porshteti hebre nuk ka konfirmuar publikisht dhe as mohuar raporte të tilla.

kolana e librave

Një tjetër nga fqinjët e Turqisë, Irani, besohet se po përpiqet të sigurojë një arsenal atomik.

 

Presidenti iranian Hassan Rouhani të mërkurën përsëriti një kërcënim se Teherani do të ndërmarrë hapa shtesë dhe do të përshpejtojë aktivitetet bërthamore nëse Evropa nuk arrin të sigurojë një zgjidhje për sanksionet e naftës.

“Hapi i tretë i Iranit është i një natyre jashtëzakonisht të rëndësishme,” tha Rouhani, pa dhënë detaje.