MENU
klinika

Të dashuruarit pas Meksikës

Frida Kahlo dhe Diego Rivera ekspozitë dypalëshe

09.09.2019 - 13:24

 “Dolores Olmedo”, muzeu në Nju Meksiko, ka çelur dyert për një ekspozitë tejet të veçantë, me tematikë botën artistike dhe pasioni i artistëve meksikanë, çiftit Frida Kahlo dhe Diego Rivera.

 

 

 

 

Koleksioni i pazbuluar më parë për publikun i kushtohet çiftit të martuar, Fridës dhe Diegos, nga dita kur ata janë njohur dhe më pas, kur ata u bënë protagonistë me krijimtarinë artistike në mbarë botën.

 

 

 

 

Në pikturat e ekspozuara, reflektohet më së miri lidhja e fortë e dy artistëve me Meksikën, arsye për të cilën nuk emigruan asnjëherë. Kahlo është sot, një ndër personalitetet më popullore të Meksikës. Mbi jetën drithëruese dhe plot sfida të artistes, u realizua një film në vitin 2002, me protagoniste kryesore, aktoren Salma Hayek.

 

 

 

 

Ekspozita është një dëshmi e qartë, se jeta private dhe puna artistike e pikturës, nuk mund të ishte për asnjë çast, e shkëputur nga Diego dhe se, së bashku ata u bënë legjenda e artit të shekullit të XX, pavarësisht stileve të ndryshme të secilit.

 

 

 

 

 

Sikur ka treguar edhe vetë drejtore së muzeut, përveç marrëdhënies me Fridën, vetë Diego ka treguar gjenialitetin përmes pikturave murale që mbajnë emrin e tij.

 

 

 

 

“Vizitorët, mund të shohin veprat e Diegos dhe Fridës, të vendosura së bashku. Ka një dialog mes këtyre pikturave, që tregon influencën që ata të dy kishin te njëri-tjetri. Ata janë çifti më emblematik i artit meksikan falë artit të tyre, angazhimit politik dhe pa harruar këtu, lidhjen në çift ”- thotë drejtoresha e muzeut, Josefina Garcia.

 

 

 

 

Muzeu u çel për herë të parë, më 17 shtator 1994 dhe u ndërtua falë punës së Dolores Patino, një biznesmene, filantropiste dhe artiste meksikane, që kishte lidhje miqësore me çiftin Frida dhe Diego.

Ekspozita përbën një shpalosje të rrallë, me 27 piktura nga Diego Rivera dhe 20 të tjera, të Frida Kahlos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Frida Kahlo viziton Nju jorkun”

Artistja ikonë me aftësi të kufizuara


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit