MENU
klinika

Konflikti me Turqinë

Greqisë po ‘ia ngulin vërtet thikën’ pas shpine këtë herë…

09.09.2019 - 14:59

Mendoja se grekët ishin mbretërit e dramave. Gjithmonë duke u ankuar se pjesa tjetër e botës I nguklte thikën në shpinë dhe sa të vështirë e kanë pasur atë: Lufta e Dytë Botërore, 1922, Lufta e Dytë Botërore, junta e 1967 dhe Qipro në 1974.

Tani mund të mendoni se Grekët kanë një mentalitet viktimizimi. Se ata vazhdojnë të fajësojnë të tjerët për problemet e tyre.

Le ta shohim për një moment çështjen e Qiproa. Për 45 vjet një ushtri prej 35,000 trupash turke është vendosur në ishullin e tyre. Gjatë gjithë asaj kohe, një takim pas tjetrit nuk ka prodhuar asgjë, por më shumë zemërim për mijëra njerëz që ishin shpërngulur nga pushtimi ushtarak i Turqisë në 1974. Turqia pretendon se janë grekët ata që po bllokojnë çdo përparim.Kjo, pretendojnë ata, u demonstrua gjatë bisedimeve të fundit Crans-Montana në 2017 dhe Planin Annan i cili u pranua me shumicë nga pala turke qipriote dhe u refuzua nga pala greke qipriote.

Detajet janë shumë për tu përfshirë në një artikull të shkurtër.

Një nga pengesat kryesore të negociatave të mëparshme ka qenë dhe vazhdon të jetë këmbëngulja e Turqisë që ajo duhet të mbetet një fuqi garantuese dhe të mbajë 35,000 trupat e saj në ishull.

Kjo është nga një shtet që aspiron të bëhet anëtar i BE-së, diçka që Republika e Qipros, tashmë është. Kjo ka të bëjë me fuqinë dhe Turqia duhet të shihet si lojtari më i rëndësishëm rajonal.

Sot, kjo është më e dukshme se kurrë më parë me uzurpimin potencialisht të dhunshëm të rezervave të gazit. Dhe pavarësisht nga dënimi i supozuar, ndërkombëtar, Turqia ka kërcënuar të ri-pushtojë Qipron nëse kontinenti dhe grekët qipriotë nuk pranojnë realitetin e ri në Mesdheun lindor.

Turqia mbetet shumë e rëndësishme nga ana gjeopolitike si për BE ashtu edhe për SHBA, kjo është arsyeja që askush nuk është i gatshëm të sfidojë me të vërtetë veprimet e saj në Mesdheun lindor.

Turqia është tallur me ‘sanksionet’ e fundit të SHBA dhe  BE, duke thënë se ato nuk do të ndikojnë, së paku, veprimet ose praninë  e saj në rajon.

Duket se grekët qipriotë mund të kenë të drejtë këtë herë. Ndoshta ata me të vërtetë janë duke u goditur me thikë në shpinë nga bashkësia ndërkombëtare e cila nuk pranon të ndërmarrë veprime kundër Turqisë dhe aktiviteteve të saj të paligjshme.

Dr. Dimitri Gonis është Koordinator i Subjektit, Konflikti Etnik dhe Civil në Evropën Jugore dhe Qipro

Cyprus Mail