MENU
klinika

Hetimet për grupin "Bajri"

Krimet e Rënda hedhin hapin e radhës

18.09.2019 - 11:27

Rreth një vit pas operacionit që goditi një nga bandat më të njohura kriminale, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin Bajri.

Kërkesa i është dërguar gjykatës, e cila më datë 20 shtator do të vendosë nëse do të zgjasë afatin e hetimit për Safet Bajrin dhe të arrestuarit e tjerë.

Shtatorin e kaluar në operacionin e koduar “Oaz”, policia dhe prokuroria shkatërruan një nga grupet më të fuqishme të botës së krimit që vepronte në Shkodër dhe jashtë vendit.

Hetimi nisi nga Krimet e Rënda në prill 2018, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lulzim Kullën, u mbyll me 11 persona të arrestuar. 4 nga anëtarët e grupit ishin prangosur në fillim të shtatorit, gjatë kontrolleve të shumta të policisë.

Përveç të prangosurve si ushtarë, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.

Një tjetër personazh kyç në grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ai u largua më shumë se një javë më parë nga Shqipëria. Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga. Behar Bajri u ekstradua nga Holanda në korrik të këtij viti.

“Është provuar në javët e fundit se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”, theksoi Veliu pas operacionit

“Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë"

Media britanike: Vizitoni Lumin e Shalës!

Turistët shijojnë ecjet në shtigje

Valbona, destinacion gjithëvjetor!

Shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë

Çfarë ndodhi? ‘Pushtohet’ nga flakët magazina në Lezhë