MENU
klinika

Euro 2020

Holanda fiton me ‘show’/ Gjermania kalon Irlandën!

09.09.2019 - 23:07

Holanda mposhti pastër Estoninë në transfertë, me shifrat 0-4.

Rajan Babel shënoi dy herë për “tulipanët”, e më pas shënuan edhe Depai e Uajnaldum, me holandezët që shkojnë në 9 pikë në grup pas 4 takimesh.

Fitore shënoi edhe Gjermania, me shifrat 0-2 ndaj Irlandës së Veriut. “Pancerat” i shkaktuar humbjen e parë irlandezëve, teksa tani marrin edhe vendin e parë në grup.

Golat për gjermanët u shënuan nga Halstenberg e Gnabri.

Në takimet e tjera fitore shënuan edhe Belgjika, Rusia e Maqedonia e Veriut.