MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Hong-Kongu, ‘ura’ që lidh Kinën me botën

30.09.2019 - 13:31

Hong-Kongu prej kohësh ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik aziatik dhe global.

Por e ardhmja si një qendër nervore kryesore për biznesin global dhe financat është në rrezik serioz, si dhe roli i saj si një urë midis Kinës kontinentale dhe botës.

Hong-Kongu ka qenë prej kohësh një vend ku kompanitë globale janë të mirëseardhura, dhe mosmarrëveshjet gjykohen në mënyrë të paanshme, transparente dhe sipas sundimit të ligjit. Nëse kjo nuk do të jetë më, ajo përfaqëson një humbje të jashtëzakonshme për Kinën, për Azinë, për biznesin global dhe financiar, dhe veçanërisht për qytetarët e Hong Kong-ut.

Hong-Kongu ka përjetuar 17 javë të pashembullta të demonstratave kryesisht paqësore. Shkaktari ishte një ligj i propozuar për ekstradim. Mungesa e ndonjë plani lidhur me situatën është bërë një burim shqetësimi në rritje.

Ndër kërkesat e protestuesve të Hong-Kongut janë që ligji i ekstradimit të tërhiqet zyrtarisht dhe që tubimet të mos përshkruhen si “trazira”. Ata gjithashtu duan një hetim të pavarur për taktikat e policisë dhe brutalitetin, lirimin e të gjithë demonstruesve të arrestuar dhe më shumë kontroll mbi zgjedhjen e drejtuesve të tyre.

Protestuesit me shumë mundësi e konsiderojnë një rol më të madh në zgjedhjen e drejtuesve të Hong-Kongut, si një hap drejt zgjidhjes së çështjes së pabarazisë.

Nga ana e saj, qeveria qendrore e Kinës është e justifikuar në kundërshtimin e kërkesave për pavarësi të plotë për Hong-Kongun. Vetëm një pakicë e vogël e demonstruesve mbështet ato kërkesa, të cilat janë në kundërshtim me Ligjin Themelor dhe parimin e integritetit territorial.

Udhëheqja në Pekin duhet të ruajë një rol në përzgjedhjen e liderëve politikë të Hong Kong-ut, që të mos ketë të bëjë me një qeveri të pavarur pro-pavarësisë, siç ndodh në mënyrë periodike në Tajvan.

Kërkesat për mbështetje të huaj nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga një pjesë e vogël e protestuesve janë jo-produktive.

Nuk ka dyshim se Partia Komuniste e Kinës ka ushtruar kontroll më të madh mbi biznesin, ekonominë dhe shoqërinë në Kinën kontinentale vitet e fundit.

Komunikimi dhe përgjegjësia do të jenë thelbësore për zgjidhjen e krizës.

Miliona njerëz të Hong Kongut që kanë dalë në rrugë duhet të dinë se qeveria e tyre po i dëgjon ata, i kupton shqetësimet dhe sfidat e tyre dhe është në anën e tyre, me kusht që kërkesat e tyre të jenë në përputhje me Ligjin Themelor.

Gjithashtu, vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të qëndrojnë jashtë tij.

Hong-Kongu është shumë i vlefshëm për t’u përdorur si një peng në një konfrontim më të madh midis fuqive të mëdha. Dhe njerëzit që jetojnë dhe punojnë atje meritojnë më mirë.

Michael Spence, një laureat Nobel në ekonomi, është Profesor i Ekonomisë në Shkollën Stern të Biznesit të Universitetit të Nju Jorkut dhe Anëtar në Institutin Hoover. Ai ishte kryetari i Komisionit të pavarur për Rritje dhe Zhvillim, një organ ndërkombëtar që nga viti 2006-2010 analizoi mundësitë për rritjen ekonomike globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN