MENU
klinika

Edhe Meghan si çdo nënë...

I vogëli i çiftit mbretëror paska një nofkë të çuditshme

26.09.2019 - 14:44

Në maj të këtij viti, dukesha e Sussex, Meghan Markle, solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe princ Harry-t.

Meghan lindi një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison.

Ky është emri i tij zyrtar, por sigurisht që në familje s’kanë munguar edhe nofkat për të voglin.

Këtë e ka zbuluar vetë Meghan gjatë vizitës së saj dhe Harry-t në Afrikë.

Ata kishin me vete edhe të voglin e tyre dhe teksa takuan Kryepeshkopin Desmond Tutu, Meghan e thiri me përkëdheli bebushin “Bubba”, duke zbuluar për të gjithë se kjo është nofka e tij.

Madje, dukesha e quajti të birin “flirtues”, kur pa se ai po qeshte me vajzën e Kryepeshkopit,  Thandeka Tutu-Gxashe.

“Atij i pëlqen të flirtojë”- u shpreh Meghan me humor për të birin, i cili megjithëse është vetëm 4 muajsh, është kthyer në kryefjalën e mediave.

 

Madje, në fotot që po qarkullojnë në rrjet, të gjithë po thonë se Archie ka një ngjashmëri të paparë me babain e tij, Harry-n, kur ai ishte foshnje.