MENU
klinika

“Je turpi i këtij vendi”

Incident në takimin në Shkodër, nxënësi i ‘përvishet’ Hajdarit

26.09.2019 - 13:36

Një incident është regjistruar sot në takimin e deputetes Rudina Hajdari me të rinjtë në Shkodër.

Teksa përshëndeti të pranishmit, në shkollën e gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, në një aktivitet në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, një prej nxënësve është çuar në këmbë duke i thënë asaj se është shtojcë e Edi Ramës në parlament dhe se është turpi i këtij vendi.

Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë. Ne jemi këtu për të festuar, a je nga Evropa apo nga je? Do bëhesh çun evropian apo jo?

Nxënësi: A njef Azem Hajdarin ?

Rudina Hajdari: Unë e njoh Azem Hajdarin e më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

Nxënësi: Unë e njof Azem Hajdarin po se njeh ti. ai ka luftu për demokracinë këtu, ti po lufton me sjell komunizimin. Shtojca e Edi Ramës je ti, ti je turpi i shqiptarëve. Je turpi i shqiptarëve”.

Pas këtij incidenti deputetja Rudina Hajdari mbylli fjalimin e saj në aktivitetin me nxënësin e shkollës “Shejnaze Juka”