MENU
klinika

"Provon vazhdimësinë iliro-arbërore"

Kisha shekullore në Malësi të Madhe, zbulohet pesha historike

28.09.2019 - 15:31

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Artan Shkreli zbuloi rëndësinë e madhe të një kishe të gjetur së fundmi në Hot të Malësisë së Madhe.

Sipas arkitektit, kisha e gjetur e epokës paleokristiane (shek. V dhe VI) vërteton më së miri vazhdimësinë e trashëgimisë kulturore nga periudha iliro-romake në atë arbërore të Komanit.

Kjo kishë ka mbijetuar për gati 15 shekuj dhe përbën një vlerë të shtuar për turizmin dhe historinë e Hotit.

Postimi i Artan Shkrelit:


Gjetje thelbësore e një faltoreje të krishtërimit të vjetër (shek V-VI e.s.) ëHot te Malsisë’ Madhe, gjetje e cila plotëson trajektoren në zdritje të vijësisë së kulturës iliro-romake të trevave Labeato-Autariate me atë arberore të ‘Kulturës së Komanit’, kur lindin e zhvillohen komunat qytetare me bazë episkopale.

(Veriu ynë do jetë surpriza e këtij shekulli)