MENU
klinika

“Bukuri e vrazhdë”

Konsumiste dhe e mbindotur – bota, për Joni Krajën

13.09.2019 - 13:27

        Ciklet që i përkasin krijimtarisë më të fundit të tij, prezantohen në disa tablo në akrilik, bashkë me dy skulptura të riclikuara: “Brutal Elegance” është ekspozita me të cilën Joni Kraja, vjen këtë herë.

 

 

 

 

 

Jon Kraja sjell kënveshtrimin dhe kërkimin e tij vetjak të bukurisë, në një botë konsumiste dhe të mbindotur. Nëse në tablotë e tij, artisti e gjen të bukurën tek hedhja e shpejtë e ngjyrave dhe e rastësishmja që krijohet në përplasjen mes tyre, Ndërkohë, në veprat në skulpturat ai kërkon ndjeshmërinë e formave, që vijnë si rezultat i deformimit të shisheve plastike gjatë procesit të transformimit prej atij vetë.

 

 

 

 

 

Autori, shprehet se ”ky proces transformim i sjell në mend, finesën e mjeshtrave të vjetër të skulpturës. Në të dy rastet, tablotë apo skulpturat shprehin kërkesën për ekuilibër mes aktit të shpejtë dhe brutal të krijimit apo evidentimit të delikates dhe detajit, që ruhen me kujdes, për të arritur në plotësimin e veprës”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit