MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Kosova kërkon urdhër arrest për këshilltarin e Daçiç

02.09.2019 - 09:27

Këshilltari i Ivica Dacic, po akuzohet se po punon kundër Kosovës. Madje sipas MPJ-së së Kosovës, ai është i angazhuar në disa afera korruptive. Për këtë arsye, ndaj këshilltarit të Dacic është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

Edhe këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj thotë se këshilltari i Daçiç Vladimir Cizelj punon kundër interesave të Kosovës.

Sipas tij, Cizelh është angazhuar shumë në disa shtete afrikane për të minimizuar uljen e njohjeve të Kosovës.

“Është i përfshirë në disa afera të mëdha korrptive…dhe në një skandal në Venezulë dhe në secilin lancim të notave verbale për Kosovën. Ky person ka korruptuar një pjesë të atyre shteteve sa për ta dhënë në nënshkrim, por s’kanë qenë të të njoftuara autoritet e atyre vendeve…e keni rastin e Liberisë, Ganës dhe shteteve tjera”.

Për këtë Zymberi po kërkon veprim të institucioneve të drejtësisë kosovare. Ai thotë se këtë çështje e ka adresuar edhe në Prokurorinë e Prishtinës.

“Unë besoj që një flet arrest ndërkombëtar në këtë drejtim jo vetëm për këtë, por edhe për Daçiçin do t’i shërbente luftës për krim ndërkombëtar. Flet arresti ndaj Daçiçit do të ketë vetëm vonim, pasi ka qenë i korruptuar…dhe ai do të japë llogari…Natyrisht kemi adresuar këtë çështje në Prokurorin e Kosovës, por është çështje e tyre formalizmi i aktakuzave dhe kërkesës për flet arrest ndërkombëtar”.

Ndërkohë, prokurori Armend Hamiti përmes telefonit ka thënë për T7 se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga MPJ-ja për fillimin e hetimeve ndaj Vladimir Cizelj.

Ministria e Drejtësisë për këtë çështje ka thënë se urdhër arresti ndërkombëtar kërkohet nga Gjykata kompentente pas propozimit nga ana e Prokurorisë drejtuar Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë, për persona të tillë që punojnë kundër njohjes së Kosovës thotë se kishte njohuri edhe ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kicmari.

“Kam pasur informacione për disa zyrtarë serb dhe ndërmjetësues të tillë që janë prezentë dhe të cilët kanë lobuar për penguar procesin e njohës, Në rajonin ku unë kam shërbyer nuk kam dëgjuar që ka qenë i aktivuar, por kam dëgjuar për një person tjetër…në periudhen sa kam qenë ambasador, por ne kemi arritur të shmangim”.

Gjatë vitit 2019, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Dacic, kishte prezantuar disa nota verbale të shteteve të ndryshme, që sipas tij kanë tërhequr njohën e Pavarësisë së Kosovës.