MENU

Vazhdon përforcimi i kombëtares

Kosova ‘mposht’ Shqipërinë/ Ylli i Bayern zgjedh ‘Dardanët’

17.09.2019 - 17:52

Kosova ka bërë një tjetër goditje mjaft interesante duke bindur t’u bashkohet “Dardanëve”, Meritan Shabani.

Mesfushori i Wolves U-23 është rritur tek Akademia e Bayern Munchen duke qenë një nga futbollistët me të ardhme të këtij klubi. Mungesa e hapësirave në ekipin e parë bëri që 20-vjeçari të kalonte në Angli për të pasur më shumë minuta.

Shabani ka pranuar më në fund ftesën e Kosovës, pas një gare të gjatë me kombëtaren shqiptare.

Ai ishte shumë afër kuqezinjëve, madje trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi deklaroi nga një konferencë për shtyp se futbollisti do të bashkohej me Shqipërinë, por në fund ndryshoi mendja.

Zgjedhja e Përfaqësueses së Kosovës nuk vjen kot në një moment të tillë, pasi do t’i shërbejë Shabanit për karrierën e tij. Ai po luan me ekipin e Wolves U-23 ku ka shënuar 2 gola në 5 ndeshje, ndërsa me ekipin e parë nuk po grumbullohet.

Afrimi me Përfaqësuesen i rrit dhe vlerat në treg të riut. Lajmi për pranimin e ftesës së Kosovës nga Meritan Shabani bëhet i ditur nga Indeksonline.