MENU
klinika

Flet Ambasadori i SHBA në Serbi

“Kosova të pezullojë taksën që të vazhdojë dialogu”

15.09.2019 - 13:39

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka theksuar se Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj.

Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, tha se ky i fundit i njeh shumë mirë problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe regjionin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve.

SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ambasadori Scott.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA nis lëvizjet, Palmer urdhër të prerë

“Beogradi e Prishtina të kthehen në tavolinën e bisedave”


Shuhen shpresat për heqjen e sanksioneve

Festa për fitoren e Trump, Dodik e paguan shtrenjtë

Mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Serbi-Kosovë?

Fitorja e Trump, çfarë pret Beogradi nga manjati