MENU
klinika

Kriza politike

Ndërhyjnë ndërkombëtarët, OSBE thërret partitë në tryezë

18.09.2019 - 12:12

Një tryezë gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore pritet të mbahet më 25 shtator.

Tryeza është organizuar nga prezenca e OSBE në Tiranë, ndërsa të ftuara do të jenë parti parlamentare dhe jo parlamentare.

Ndërkaq, mësohet se ftesë për pjesëmarrje është dërguar edhe në selinë e PD.

Theksojmë se kjo është ndërhyrja e parë e faktorit ndërkombëtar për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

Vazhdimisht ndërkombëtarët janë shprehur se zgjidhjen duhet ta gjejnë vetë palët politike.

Sakaq, ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se zgjidhja duhet të vijë nga brenda dhe jo nga jashtë.

Ndërsa po dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi PD për t’u ulur në një tryezë për bashkëpunimin në kuadër të reformës zgjedhore.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve