Londra ka shprehur solidaritetin për gjithë familjet e prekura nga tërmeti i një jave më parë në Tiranë. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka shfaqur mbështetjen e tij të plotë dhe gatishmërinë për të ndihmuar familjet në nevojë.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Sadiq Khan shkruan se pas një diskutimi të zhvilluar me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i ka ofruar mbështetjen për të gjithë të prekurit nga tërmeti.
“Familjarët dhe miqtë e shumë shqiptarëve që jetojnë në Londër janë prekur nga tërmeti i ditëve të fundit në rajonin e Tiranës. I lumtur që komunikova me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për t’i ofruar atij mbështetjen dhe solidaritetin për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, shkruan kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan në ‘Twitter’.