MENU
klinika

Bloomberg zbardh draftin

Kur hapen negociatat për Tiranën dhe Shkupin?

30.09.2019 - 12:29

“Bashkimi Evropian me siguri do të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër”, kështu shkruan Blumberg, duke iu referuar burimeve të veta.

“Në dritën e përparimit të arritur me reformat”, mbledhja e ministrave të BE në Luksemburg në 15 tetor do të vendos “të hapin negociatat e pranimit” për Tiranën dhe Shkupin, shkruan media e huaj.

flamuri maqedoni shqiperi
flamuri maqedoni shqiperi

Sipas medias amerikane, një dokument i pak kohëve më parë nuk i rekomandonte negociatat, dhe sikundër në muajin qershor, shtetet më hezituese ndaj zgjerimit me Ballkanin mbeten Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka.

kolana e librave

Qeveritë e BE-së perëndimore janë acaruar nga dështimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan bllokut nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Kështu ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj, në zonën ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm.