MENU
klinika

"Shaka të vogla"

Përse shkrimtari nuk u pagëzua kurrë?

23.09.2019 - 13:24

       Një emër i famshëm në historinë e prozës botërore të shekullit të kaluar. Prosper Merime, lindi në Paris në vitin 1803 dhe vdiq në Kanë në 23 shtator 1870. Një nga shkrimtarët e famshëm francezë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ka shkruar romane, novela, tregime të shkurtra, pjesë teatrale, por gjithashtu edhe studime historike e arkeologjike, shënime udhëtimi, si dhe një korrespondencë voluminoze./Konica.al

Djali i vetëm i një familjeje artistësh, i cili nuk u pagëzua kurrë. Nuk u shqua për rezultate të shkëlqyera në shkollë, veçse në moshën 17-vjeçare u dha katërcipërisht pas kërkimeve, duke e bërë atë një nga studiuesit më të mëdhenj të epokës ku jetoi. Në një hark kohor pesëvjeçar, ai zotëroi 6 gjuhë të huaja dhe arkeologjinë, gjithë duke përpirë letërsinë franceze nga shekulli i 12-të deri në shekullin e 19-të. Djaloshi nuk linte t’i shpëtonte asgjë. Shkrimtari, historiani dhe arkeologu francez u rrit në një mjedis borgjezo-artistik, frekuentoi sallonet letrare ku u takua me Viktor Hugonë, Alfred dë Musenë apo Stendalin, i cili jo rrallëherë i shërbeu si frymëzim.

Merime parapëlqente misticizmin, historinë dhe të pazakonshmen. Shpesh historitë që ai rrëfen janë të mbushura me mister dhe, për më tepër, zhvillohen jashtë territoreve franceze, kryesisht në Spanjë dhe në Rusi, të cilat kanë shërbyer edhe si burime të përhershme frymëzimi. I tërhequr nga mistika dhe historia, ai u ndikua nga trillimet historike të popullarizuara nga Walter Scott dhe dramat psikologjike të Aleksandër Pushkinit.

Ka shkruar një numër të pafund tregimesh dhe novelash ndër të cilat: “Kolomba”; “Historia e Karlit IX”; “Mashtrim i dyfishtë”; “Tamango”; “Mateo Falkone”; “Perla” etj. Arti i Merimesë i ngjan atij të një skalitësi, lënda me të cilën punon është fort e koncentruar dhe shumë e fortë, përdor shumë pak fjalë në frazat e tij. Duke përshkruar karaktere të furishme, Merimeja mbetet realist dhe nuk idealizon, megjithëse është kurdoherë i pranishëm me ironinë e hollë, që është edhe një nga karakteristikat e stilit të tij.

 

 

 

 

 

 

Prosper Merime di të shkruajë dhjetë faqe libri me intensitetin e një volumi të tërë. Një plotësi e përsosur, edhe pse në një përmbledhje të shkurtër. Peisazhi paraqitet i plotë edhe në pesë apo gjashtë rreshta. Fut në zemër të teksteve vende të mbyllura si shpella, pyje të pafund, rrëke të furishme, të cilat i shpëtojnë syrit të njeriut. Nga pena e klasikut francez nuk mund të dalin veçse kryevepra që i rezistojnë kohës. “Karmen” është një nga novelat e njohura të Merimesë, në epiqendër të së cilës është cigania Karmen, e cila si plot të tjera ka plot vese, por ka edhe ndjenjën e fortë të lirisë personale. Ajo kërkon të jetë zonjë e vetvetes, madje për këtë pavarësi ajo jep edhe jetën. Xhelozia e sëmurë dhe dashuria tragjike… Karmen, mishërimi i letërsisë, të magjishmes dhe fatales… Kjo novelë ka frymëzuar edhe operën e famshme botërore “Karmen”. “Tamango & Mateo Falkone” është një tjetër vepër e jashtëzakonshme, dy tregime të shkurtra, por jo për nga cilësia, ku autori denoncon poshtërimet e tregtisë së skllevërve. Stili i tij ironik dhe thumbues na bën të ndajmë neverinë e tij ndaj skllavërisë dhe thekson rrezikun e fitimit që kërkon me çdo kusht. Të shesë skllevërit si bagëti dhe t’i shkëmbej ata për ca sende me shumë pak vlerë është biznesi i shefit famëkeq Tamango. Por çfarë do të ndodhë kur rolet të kthehen mbrapsht dhe ai të bëhet pjesë e ngarkesave që ai i ka shitur vetë Kapiten Ledouksit? Si do të reagojë ai përballë këtij fati të tmerrshëm, i cili, nga ana tjetër, rezervon për të trajtimin që u ka dhënë shokëve të tij?/Konica.al

 

 

 

 

 

 

 

Romantik apo realist? Historian apo romancier? Bonapartist apo liberal? Serioz apo ironik? Merime është pak nga të gjitha këto, por jo vetëm. E ka përcaktuar veten si një imazh amator në lëmin e letërsisë, duke i quajtur “shaka të vogla” shkrimet e tij. Gjithsesi, krijimtaria e tij mbetet padyshim pjesë e thesarit klasik botëror. Në fund të fundit, këtij mjeshtri të penës franceze i  detyrohemi novelat më të bukura në gjuhën frënge, njëherazi njihet edhe si shpëtimitari i shumë monumenteve historike në Francë./Konica.al

 

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale