Pak ditë para vendimit për negociatat nga ana e BE, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon shteteve anëtare të unionit që t’i hapë dritën jeshilë vendit tonë.
Për këtë arsye kryetari i Kuvendit angazhohet për të siguruar një dialog gjithëpërfshirës për miratimin e reformave që i hap derën e integrimit Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë i drejtohet shteteve anëtarë të BE me anë të një rezolute për t’i çelur negociatat Shqipërisë me 17-18 Tetor kur pritet të mblidhet Këshilli i BE-së.
Me anë të këtij dokumenti me 10 pika Kuvendi angazhohet për të siguruar dialog gjithëpërfshirës por integrimin e Shqipërisë, por duke mos tejkaluar kushtetutën dhe institucionet shqiptare.
Pushteti legjislativ shpreh vullnetin e plotë për të çuar përpara reformave në frymën ndërpartiake dhe me bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile.
Gjithashtu Kuvendit u kërkon institucioneve shqiptare që të marrin përgjegjësitë e tyre për realizimin e detyrave, me qëllim përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Evropës.
Ndërkohë Pavarësisht vullnetit të Kuvendit për një dialog gjithëpërfshirës për të çuar përpara vendin drejt negociatave, nga ana tjetër vijon ‘lufta’ mes PS dhe institucionit të Presidentit.
Do të jetë kryetari i grupit të PS Taulant Balla ai që do të mbrojë interesin e PS për shkarkimin e Presidentit pas anulimit të zgjedhjeve në Komisionin e Venecias, e cila do të zhvillohet 11-12 Tetor.