MENU
klinika

Aksioni opozitar

Lëvizje në selinë blu, Basha mbledh aleatët një ditë pas raportit të OSBE/ODHIR

05.09.2019 - 11:28

Ditët e para të shtatorit kanë nisur me takime intensive në selinë e Partisë Demokratike.

Gjatë ditës së sotme pritet që kryedemokrati Basha të mbledhë në seli aleatët e tij opozitarë.

Mësohet se takimi do të mbahet në seli rreth orës 19:00.

Ky takim vjen një ditë pasi OSBE/ODHIR publikoi raportin për procesin e 30 qershorit.

Opozita ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar në vjeshtë, ndërsa kërkesa e saj mbetet qeveria tranzitore pa Ramën kryeministër që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.