MENU

Dita e Trashëgimisë Kulturore

Margariti në Elbasan: Kaq shumë për të zbuluar!

29.09.2019 - 19:54

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ishin sot në Elbasan në Ditën e Trashëgimisë Kulturore.

Të shoqëruar nga kryebashkiaku i Elbsanit, Gledian Llatja ata vizituan Muzeun Etnografik të Elbasanit, ku çdo dhomë është e mbushur me thesare të trashëgimisë sonë kulturore, sikundër edhe panairin e veshjeve.

“Mos lini pa vizituar odën e nuses apo të vajzave… Kostume popullore, stoli, orendi, punime druri, tavane me rozeta… Kthim në një kohë tjetër, të cilën duhet ta njohim.

Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore. Jemi me fat që kemi kaq shumë për zbuluar”, tha Margariti.