MENU
klinika

"Nuk votohet as me pjeshkë, as me..."

Marrëveshje Rama-Basha? Majko: Politika është matematikë!

12.09.2019 - 11:56

Ministri për diasporën, Pandeli Majko, ndërsa ka marrë fjalën në Kuvend për të bërë një koment lidhur me marrëveshjen e bërë me Kanadanë për pensionet e emigrantëve shqiptarë, i ka bërë thirrje opozitës që t’i lënë mënjanë batutat dhe të votojnë Reformën.

Ai tha se sa i takon marrëveshjes, kostot dhe meritat i takojnë PS, por duhet vota e opozitës për ta ratifikuar, dhe se asgjë nuk bëhet me batuta, por me punë dhe lojë të pastër.

“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë.

Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë.

Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!