Marta Elis Gellhorn është romanciere amerikane, gazetare e reportazhit, e cilësuar nga “Daily Telegraf” si një nga korrespondentet më të mëdha të luftës së shekullit të XX.
Ajo ka raportuar për konfliktet më të mëdha gjatë karrierës së saj 60-vjeçare. Gellhorn ka qenë gruaja e tretë e shkrimtarit Ernest Hemingway nga viti 1940 deri më 1945. Në moshën 89-vjeçare në gjendje pothuajse të verbër ajo kreu vetëvrasje. Emri i saj mban një vend të rëndësishëm në fushën e gazetarisë.
Gellhorn u diplomua në vitin 1926 në John Borroughs School në St. Louis dhe më pas u regjistrua në një master në Filadelfia.
Në vitin 1927 ajo u largua para diplomimit për të nisur karrierën e gjatë si gazetare. Artikujt e saj të parë u shfaqën në gazetën “Republika e re”. Në vitin 1930 ajo nisi të punonte si korrespondente e huaj, dhe shkoi në Francë ku nisi të punonte për shtypin e huaj në Paris. Në Europë ajo u bë e njohur kur shkroi për përvojat e saj në lëvizjen paqësore, të cilat i hodhi dhe në një libër. Pas kthimit të SHBA-së, ajo u nis sërish për udhëtim, por këtë herë për të raportuar mbi Depresionin e Madh. Fillimisht ajo ndaloi në Gastonia, pastaj në Karolinën e Jugut, ku ajo u njoh më nga afër mbi pasojat që depresioni kishte lënë te njerëzit. Shkrimet e asaj periudhe u bënë burim frymëzimi për tregime të shkurtra të cilat i botoi në librin “Dhembja që kam parë” (1936). Shkrimet e saj do të tërhiqnin vëmendjen e Eleonor Rusveltit dhe për një kohë të gjatë ato do të ishin mikesha.
Ishte e vetmja grua mes qindra-mijëra burrash që shkelën tokën franceze në 6 qershor 1944.
Martha ishte inspektore për Fera-n duke mbledhur të dhëna mbi situatën e nevojës për njerëz në Karolinën e Veriut, më pas bashkëpunoi me fotografen Dorothea Lange. Nga ky bashkëpunim doli një seri informacioni i shkruar dhe grafik që sot janë shumë të nevojshëm për të studiuar atë periudhë, e cila nga ana tjetër i shërbeu asaj për të krijuar një libër tjetër “The trouble I’seen” i publikuar në 1936.
Pas luftës, Gellhorn punoi për “Atlantic Monthly” që mbulonte Luftën në Vietnam. Në moshën 81-vjeçare ajo udhëtoi për në Panama ku shkroi mbi pushtimin amerikan. Kur shpërtheu lufta e Bosnjës më 1990, Gellhorn u dorëzua “jam shumë e vjetër për të shkuar”, tha. Gellhorm i kushtoi një numër të madh librash luftës. Asaj s’i pëlqeu asnjëherë të cilësohej si gruaja e tretë e Hemingway-t, dhe kur jepte intervista mbi karrierën e saj, kushti i vetëm ishte të mos përmendej emri i tij.
Pas ndarjes nga Hemingway ajo pati lidhje të tjera dashurie. Në vitin 1954 ajo martohet me kryeredaktorin e revistës “Time”, Tom Marthews, dhe u vendosën për të jetuar në Londër, qytet ku do të jetonte deri në fund të jetës. Por duket se Martha nuk është një grua ideale për martesa, pasi dhe kjo martesë do të përfundojë më vitin 1963 me divorc. Në vitin 1949 ajo adoptoi një djalë italian të cilin e quajti Sandy. Dhe pse qe një nënë e përkushtuar, mungesat e gjata në shtëpi, për shkak të punës, bënë që djali të vendosej përfundimisht në një konvikt disa vite më vonë. Djaloshi e pa këtë si një zhgënjim dhe marrëdhënia e tyre e mëvonshme do të ishte e ftohtë.
Për marrëdhënien e Martës me Heminguejin, ështe krijuar edhe nje film. Nicole Kidman dhe Clive Owen u emëruan për disa çmime për shfaqjet e tyre.
Me një jetë jo të lehtë personale Gellhorn, vijon të mbetet dhe sot si një penë frymëzuese për të gjithë ata që duan të bëhen gazetarë. Ajo vdiq në Londër në vitin 1998 në moshën 89-vjeçare nga një overdozë, pas vuajtjeve nga kanceri.
Në 5 tetor 2007, Shërbimi Postar i SHBA-së e vendosi atë, mes pesë gazetarëve amerikanë më të mirë të shekullit XX, si Gjoni Hersey, George Polk, Rubén Salazar dhe Eric Sevareid, portretet e të cilëve u bënë pulla postare.