19.09.2019 - 19:04
Pas lajmeve se moderatorja Fatma Methasani do të largohej nga “InTV”, është bërë e ditur se në fakt televizioni është drejt mbylljes.
Mbyllja ka ardhur pasi pronari i ri i televizionit është tërhequr, ndërsa prej kohësh stafi po priste një përgjigje prej tij për fatin e televizionit.
“InTV” nuk do të ketë një sezon të ri dhe burimet njoftojnë se televizioni ka mbyllur kontratat me stafin.
Asnjë nuk ka reaguar ende me këtë lajm dhe nuk dihet fati i moderatorëve.
Deri tani është mësuar se Ermal Peçi do të jetë pjesë e “Dance With Me”, ndërsa mbetet ende të mësojmë se ç’do të ndodhë me të tjerët.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në një televizion të ri
Shkëputet nga televizioni që e identifikonte Ledion Liço
Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in
” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”
Festivali i Filmit
“Gjyqi”, përmes fjalëve të regjisorit Askold Kurov
Deklarimi i Daçiçit