13.09.2019 - 12:45
Menjëherë pas përfundimit të takimit të Ramës me kancelaren Merkel në Gjermani, në faqen zyrtare të Kancelarisë në Instagram është postuar një foto.
Në këtë foto është shkëputur një moment nga takimi që kancelarja Merkel zhvilloi sot me Ramën.
“Kancelari #Merkel pret në Kancelari, Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli Kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”- thuhet në mesazhin që shoqëron foton.
Ndërkohë edhe vetë Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, një galeri me foto nga takimi me Merkelin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Presidenti i Puglias
‘Edi Rama shpëtoi qeverinë tonë, Shqipëria sa më parë në BE!’
Nga Deutsche Welle
‘Edi Rama pranon situatën, protestë pa parti’
Mesazh opozitës