MENU
klinika

Befason braziliani

Neymar fal Barcelonën, por me një kusht

27.09.2019 - 21:24

Neymar dhe Barcelona duket se mund të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre dhe çështja nuk do të zgjidhet me gjykatë.

Sulmuesi brazilian udhëtoi ditën e djeshme drejt qytetit spanjoll, por nuk mori pjesë në gjyqin e zhvilluar ditën e sotme.

Ai ka paditur klubin e Barcelonës, pasi pretendon 26 milionë euro + kamat-vonesat nga ish-klubi i tij, ndërsa Barcelona do 14 milionë euro si shkelje të klauzolave të kontratës në momentin e rinovimit me brazilianin deri në vitin 2022.

Ylli i PSG mund të falë katalanasit me kushtin e vetëm që të rikthehet tek ish-ekipi i tij. Një falje e tillë është gjobë më e madhe, pasi skuadra katalanase duhet të paguajë shifra të çmendura për të marrë brazilianin. Ai ka kontratë deri në vitin 2022 me francezët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e Barçës me tone të ashpra

“Nuk do e falja Neymar edhe nëse kthehet në gjunjë”