Merkatoja e Barcelonës ishte aktive, por jo efektive.
Rikthimi i Neymar-it në Camp Nou dukej marrëveshje thuajse e mbyllur, por kampionët e Spanjës dështuan në përmbushjen e objektivit të tyre kryesor. Sipas “Mundo Deportivo” klubi katalanas ka shtuar në listë një tjetër sulmues të PSG.
Kylian Mbappe shihet si opsioni më i mire për repartin ofensiv të Barçës.
Megjithatë një pjesë e mirë e anëtarëve të bordit kërkon blerjen e brazilianit Neymar duke marrë parasysh koston e tij më të ulët.
Ndërkohë pjesa tjetër shprehet e gatshme për të derdhur më shumë miliona në arkat e parizienëve për shërbimet e talentit francez.
Me mungesën e Lionel Messi-t në sfidat e para të kampionatit situata duket e ndërlikuar dhe klubi blaugranas nuk do të ndalet këtu me tratativat për afrimin e një tjetër sulmuesi.