Sepse e doja! – Kjo ishte përgjigja e saj, kur e pyetën për alpinizmin. Emma Rowena Gatewood, e njohur si “Gjyshja Gatewood” (25 tetor, 1887 – 4 qershor, 1973) ishte një alpiniste ekstreme dhe pionere e ecjeve ultra të lehta. Ajo ishte femra e parë që eci e vetme, rreth 3 mijë e 489 kilometra në shtegun Appalachian, nga mali Oglethorpe në Gjeorgji, në malin Katahdin në Main, gjatë një sezoni. Pas këtij akti heroik, ajo vazhdoi rrugëtimin e saj në botë, duke u bërë femra e parë që udhëtoi tri herë përgjatë A.T (Appalachian Trail).
Gateëood kishte pasur një fëmijëri të vështirë. Ajo vinte nga një familje me 15 fëmijë. I ati, fermer, kishte filluar alkoolin dhe bixhozin, pas tmerrit që përjetoi gjatë luftës civile në Amerikë, kur kishte humbur këmbën. Për familjen përkujdesej e ëma, Evelyn (Troëbridge) Caldëell. Asaj iu vështirësua edhe më shumë jeta, kur u martua me P.C. Gateëood, në moshën 19-vjeçare. Bashkëshorti ishte mësues i shkollës fillore dhe më pas, fermer. Së bashku, ata kishin 11 fëmijë. Duke e parë tek ajo amvisën e përkushtuar, ai e detyronte të kryente edhe punët e tjera jashtë shtëpisë, në fermën e tij. Por, nuk do të mjaftohej dhe me kaq.
Pas disa muajsh martesë, ai filloi ta dhunonte atë, një sjellje që vazhdoi gjatë gjithë martesës së tyre. Ajo tregoi disa here, se ai e kishte dhunuar për vdekje dhe se kjo që po përjetonte, ishte tepër e vështirë. Kishte treguar se disa herë kishte dashur të ikte nga shtëpia, të ngjitej në male, ku gjente paqe dhe vetmi. Alpinizmi ishte dashuria e saj më e madhe. Shtysë për këtë maratonë të saj ishte përvoja si e një e mbijetuar e dhunës fizike.
Ajo pati një incident me burrin e saj, Percy, i cili e goditi aq fort, saqë i shkaktoi thyerje në dhëmbë dhe nofullat, duke i plasaritur brinjët, për pak sa nuk e kishte mbytur. Kur sherifi i qytetit (i plotfuqishmi i zonës) arriti në shtëpinë e saj, arrestoi atë dhe jo bashkëshortin e saj. Ajo e kaloi natën në burg, derisa kryetari i qytetit të vogël të Virxhinias Perëndimore, ku ata edhe jetonin, i pa sytë e nxirë dhe fytyrën e gjakosur. Bashkëshorti e divorcoi në vitin 1940 dhe nga ajo kohë, ajo përkujdesej e vetme për fëmijët.
Në moshën 67-vjeçare, pasi rriti 11 fëmijë, Gateëood, filloi me hiking, e frymëzuar nga një artikull i “National Geographic” dhe u zotua të arrijë shtegun 3 mijë kilometra. Ajo ndërmori udhëtimin tri herë, së fundi në moshën 75-vjeçare, duke u bërë personi i parë që e kreu me sukses. Po ashtu, ajo udhëtoi 3 mijë kilometra në shtegun Oregon, mesatarisht 35 kilometra në ditë. Në total, ajo është gruaja që shëtiti e vetme në 14 shtete.
Ishte vajza e saj e vogël, Lucy, e cila dëshmoi dhunën brutale ndaj nënës së saj, për artikullin e “National Geographic”, e cila i kërkoi të ëmës të fillojë një aventurë të re. Hikingu sipas kësaj gruaje të fortë, ishte një akt përkujdesi ndaj vetes, shërimit, rezistencës, lirisë dhe një mënyrë për të rifituar fuqinë e brendshme dhe të jashtme, si dhe për të gjetur rrugën drejt vetes. Kur e pyetën për alpinizmin, ajo tha thjesht: Sepse e doja!