MENU
klinika

Thuajse e kryer

Objektivi i Interit mbërrin sonte tek Milani?

01.09.2019 - 18:50

Ante Rebic përgatitet të bëhet futbollisti më i ri i Milanit, sipas “Sky Sport”. Lëvizje surprizë e drejtuesve kuqezi, Maldini dhe Boban, që duke hasur vështirësi për të arritur te Correa, kanë ndryshuar objektiv.

Sipas “Sky”, Frankfurt dhe Milan thuajse kanë rënë dakord, aq sa klubi gjerman nuk e ka grumbulluar kroatin për ndeshjen e kampionatit. Madje, pritet që nënkampioni i botës të niset sonte me destinacion Milano dhe të hënën të kryejë vizitat mjekësore.

Formula pritet të jetë huazim me detyrim blerje për 25-30 mln euro, por vetëm nëse luan një numër të caktuar ndeshjesh.

Sezonin e shkuar, sulmuesi 25-vjeccar realizoi 9 gola në 28 ndeshje kampionati, teksa Frankfurt e bleu nga Fiorentina tre vite më parë për vetëm 2 mln euro…