MENU
klinika

Akademia e Shkencave konferencë

“Pa Ismail Qemalin do të ishim ende pa shtet”

27.09.2019 - 17:40

      Akademia e Shkencave mbajti konferencën kushtuar figurës së Ismail Qemalit, në 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kontributi dhe roli unik e parësor, që Ismail Qemali ka dhënë në shpalljen e Pavarësisë, krahas veprimtarisë si diplomat i kalibrit evropian – ishin në fokusin e studiuesve dhe historia.

Ismail Qemali cilësohet si një nga figurat më madhore, jo vetëm të shekullit XX, por dhe të popullit e kombit shqiptar. Në këtë këndvështrim, historianë edhe studiues nga Akademia e Shkencave, Akademia e Shkencave Albanologjike edhe departamenti i Historisë pranë Fakultetin e Histori-Filologjisë u bënë bashkë në këtë 100-vjetor, të ndarjes së tij nga jeta të Ismail Qemalit, për të sjellin këndvështrimet e tyre, në konferencën “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”. Historianët referuan për rolin që Ismail Qemali, ka dhënë në Shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar, por edhe për përpjekjet e tij për kufijtë, zhvillimet ekonomike, arsimore edhe kulturor.

 

 

 

 

 

Në momentin që Ismail Qemali kuptoi se e ardhmja e kombit shqiptar edhe e të tjerëve, që ishin pjesë e perandorisë ishte e pamundur brenda perandorisë, atëherë të gjithë energjitë i hodhi për shkëputjen e Shqipërisë nga kjo perandori edhe krijimin e shtetit të pavarur. Këtu ka një meritë të madhe, se gjeti edhe siguroi përkrahjen e duhur për të siguruar këtë akt të madh. Ishte i vetmi që mund ta bënte këtë, Ismail Qemali, siç këtë e ka thënë edhe Syrja Vlora”, – shprehet për mediet, akademiku Marenglen Verli.

Për historianen Valentina Duka, kontributi i Ismail Qemalit ka qenë i madh, pasi sipas saj, ai ka qenë i vetmi njeri, i cili i bashkoi shqiptarët në momentin e duhur. Sipas Dukës, nëse ai nuk do ta kishte bërë këtë, ne sot ndoshta nuk do të ekzistonim si shtet.

Ismail Qemali është një nga ata pjesëtar të elitës kombëtare, që dha një kontribut të madh, jo vetëm në rilindjen shqiptare, por është edhe njeriu që bashkoi të gjithë shqiptarët në momentin e duhur. Nëse do të vonohej shpallja e Pavarësisë, ne mund që të mos ekzistonim sot si shtet. U bënë përpjekje para Ismail Qemalit, që të ndërtohet qeveria shqiptare edhe nga Syrja Bej Vlora, por nuk e arriti dot. A arriti që ta drejtonte dot qeverinë kombëtare shqiptare si duhet, unë do të them: Jo. Jo për faj të Ismail Qemalit, sepse sigurisht që ai nuk e kishte të lehtë që të menaxhonte atë elitë që në vend që të mendonte për Shqipërinë mendonte për karrigen e vet”.

 

 

 

 

Më tej, Duka shton se Ismail Qemali edhe pse u përpoq që të shtrinte autoritetin e tij në të gjithë territorin, nuk e arriti këtë.

Ai mbeti mes Vlorës, Lushnjës edhe Beratit. Edhe pse Ismail Qemali është një qeveri kombëtare, se u njoh nga një kuvend kombëtar, këtë status nuk arriti ta sigurojë nga komisioni ndërkombëtar i kontrollit edhe gjashtë fuqitë e mëdha, që u mblodhën në Londër, pas Luftës së Parë Ballkanike”, – shton më tej, Duka.

Konferenca “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”, u zhvillua në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave.

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Një krijim mbi Historinë, Stilistin dhe Mjeshtërinë artizanale

“Ti, Xhubleta e Re!”

Së shpejti shfaqje të reja

Hapet Teatri i Kukullave