MENU
klinika

Ja sa fitojnë shqiptarët

Pagat në Serinë A, “mbretëron” Juventusi

10.09.2019 - 18:16

“Gazetta dello Sport” ka bërë publike të gjitha pagat e futbollistëve të Serisë A, kampionat ku luajnë shumë shqiptarë, që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën, por jo vetëm, në arenën ndërkombëtare.

Juventusi, logjikisht, kryeson listën e skuadrave të elitës së futbollit italian që shpenzon më shumë për pagat, plot 294 milionë euro në total, i ndjekur nga Interi me 139 milionë. Më pas renditen Roma me 125 milionë e Milani me 115 milionë.

Interesant fakti që Atalanta, e cila luan në Champions League, është e 13-ta në këtë renditje me vetëm 36 milionë euro në sezon.

Nuk ka dyshime për futbollistin më të paguar të Serisë A. Ai është Cristiano Ronaldo me 31 milionë euro, i ndjekur me diferencë të theksuar nga një tjetër futbollist juventin, Matthijs de Ligt, me 8 milionë.

Sa u përket futbollistëve shqiptarë të Serisë A, më i paguari është Elseid Hysaj i Napolit, më 1.6 milionë euro në sezon. Valon Berisha i Lazios përfiton një pagë prej 1.3 milionë eurosh në sezon, ndërsa Strakosha, por te Lazio, ndjek me 1.2 milionë. Etrit Berisha është lojtari i dytë më i paguar te SPAL-i, pas Petagnas (1.2 milionë) me një pagë 1 milion euro në sezon, ndërsa Gjimshiti i Atalantës fiton vetëm 400 mijë euro, edhe pse luan në Champions.

300 mijë euro merr Amir Rrahmani te Verona, ndërsa Sanir Ujkani 250 mijë euro te Torino, më pas vijnë Emanuele Ndoj (Brescia) me 200 mijë euro, Kastriot Dermaku (Parma) me 180 mijë euro dhe Marash Kumbulla (Verona) me 50 mijë euro.

Një pagë të mirë ka Blerim Xhemaili, që merr 1.2 milionë euro si dhe Riza Durmishi, që përfiton 1 milionë euro pagë vjetore te Lazio.

Pagat e shqiptarëve në Serinë A

Elseid Hysaj (Napoli) 1.6 milionë euro

Valon Berisha (Lazio) 1.3 milionë euro

Thomas Strakosha (Lazio) 1.2 milionë euro

Etrit Berisha (Atalanta) 1 milion euro

Berat Gjimshiti (Atalanta) 400 mijë euro

Amir Rrahmani (Verona) 300 mijë euro

Samir Ujkani (Torino) 250 mijë euro

Emanuele Ndoj (Brescia) 200 mijë euro

Kastriot Dermaku (Parma) 180 mijë euro

Marash Kumbulla (Verona) 50 mijë euro

Blerim Dzemaili (Bologna) 1.2 milionë euro

Durmishi (Lazio) 1 milion euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN