Cili është përkufizimi i ‘fenomenit’? Nuk është aq e thjeshtë për ta gjetur.
Fenomen është ai futbollist që ka aftësi të lindura teknike,shumë mbi normalen. Fenomen është ai që ka aftësi teknike të jashtëzakonshme, aq sa të bësh një vlerësim do ishte e panevojshme, qartësisht e dukshme dhe pa asnjë mundësi për t’a hedhur poshtë. Pele, Maradona, Cruyff mund të cilësohen si fenomene, ashtu si dhe shumë të tjerë, që t’i citosh tani do ishte si të citoje një listë të mërzitshme pazari.
Por një emër duhet thënë, një emër që nuk ka asnjë dyshim edhe pse i panjohur për publikun e gjere. Po flasim për “Jotin”, Panajot Panon.
Në 1939-n Bombat bien si shi në Durrës. Durrësi dhe Shqipëria janë pjesë e listës së pushtimeve të Musolinit.
Një Shqipëri që akoma nuk është përballur me Luftën e madhe që do të shkatërrontë Europën në atë periudhë.Dhe këtu lindi Panajoti. Por “takimi” me futbollin do të ndodhte në Tiranë, aty ku familja Pano do të transferohej në kërkim të një jete më të mirë.
Në Tiranë, vendin e një mijë mundësive për të rinjtë shqiptarë, Jotit do t’i jepej një mundësi e vetme, por e mjaftueshme për t’i dhënë një kthesë jetës se tij: Një top futbolli. “Prindërit e mi nuk ishin dakord që të luaja me top gjithë ditën, në vend që të studioja”. Një kundërshtim që s’duhet të ketë zgjatur për shumë kohë. Nga ndeshjet në rrugë, Pano kalon tek të rinjtë e KF Tirana. Aftësitë e tij ranë menjëherë në sy, por jo ato aftësi që mund të mendoje. Pano,në fakt,është një portier i shkelqyer.
Por, a nuk kishim thënë që ishte një sulmues fantastik?
Po, por në fillim të karrierës së tij. Deri kur ishte 17 vjeç, Pano luante në portë dhe me duar. Çfarë fillimi të çuditshëm kanë karrierat e mëdha.
Hiqi ato dorashka! Pas pak kohesh, vjen edhe kthesa. “Joti, dil në nxemje. Tani do futesh. Por në sulm” i thotë trajner Demneri, që i dha shansin për herë të parë të0 riut shqiptar në skuadrën e parë. KF Tirana e humbi ndeshjen 4 – 0.
Jo një debutim për t’u mbajtur mend, por nuk e mendonte kështu Demneri, që filloi të jepte më shumë besim dhe më shumë minuta. Dhe kështu, në më pak se një vit Pano bëhet titullar i padiskutueshëm, duke i lënë mbas veteranët me gola dhe paraqitje. Një karrierë që filloi teë merrte formë, por që shpejt u ndërpre, pasi Pano ishte i detyruar të kryente shërbimin ushtarak, si të gjithë të rinjtë e tjerë në atë kohë.
Pavarsisht kësaj, nuk hoqi kurrë dorë nga futbolli. Ushtarët shqiptarë në fakt, argëtoheshin duke i luajtur futboll gjatë kohës së lirë.
Klasi i tij nuk mund të mos binte në sy. Një vëzhgues i Partizanit, (skuadra e ushtrisë) e vuri re dhe bëri gjithçka që t’ja prezantonte trajnerit. Dhe këtu fillon legjenda e të madhit Pano dhe e Partizanit. Pano, pak më shumë se 20 vjeçar, u mor për të qenë titullar.
Lëvizje plotësisht e goditur. Kryegolashënues me 12 gola, fiton edhe titullin në sezonin e tij të parë. Fillimi i sukseseve të mëdha të skuadrës shqiptare, që dominoi vitet ’60 në nivel kombëtar dhe jo vetem. 4 kampionate kombëtare, 6 Kupa të Shqipërisë dhe një Kupë Ballkani për klube.
Puskas, Pele apo Eusebio?
I shpejtë si shigjetë, rezistent dhe i fortë në të njëjtën kohë, aq shumë sa t’i garantonte një force shumë të madhe. Cilësia e fundit dhe më e rëndësishme, kembët magjike. Prekje e lehte dhe elegante kur duhej,e dhunshme dhe potente në momentin e duhur. Pano cilësohej nga telekronistët si “Puskasi i vogël”. Një krahasim që do t’i përshtatej më së miri, po të mos ishte për atë “I vogël”.
“Pele dhe Eusebio janë lojtarët më të mirë në botë, por Panajot Pano është lojtari më fortë që ka luajtur ndonjëherë në këtë stadium” tha Mysmim Bey, pronari i Fenerbahce, pas një ndeshje të Panos atje. Fenerbahce dhe shumë klube të tjera europiane donin ta transferonin por Pano nuk levizi nga Shqipëria edhe pse kundër dëshirës së tij.
Kaiseri po flet, Panajoti fliste në fushë, me disa performanca fantastike me kombëtaren shqiptare. Filloi të lunate vonë me përfaqësuesen ballkanike, por kaq I mjaftoi për ta treguar veten. Ishte një emocion i pabesueshëm kur veshi për herë të parë fanelen e kombëtares kundër Bullgarisë në 1963-shin. Pastaj, dy ndeshjet që do ngelën në memorien e tij përgjithmonë.
Fitorja 1 – 0 kundër Danimarkës me golin e tij të parë për kombëtaren dhe 0 – 0 në Tiranë kundër Gjermanisë Perëndimore në 1967, në një ndeshje për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje me një rezultat jo të drejtë, që duhet vlerësuar jo vetëm nga mungesa e golave.
Shqipëria në fakt e dominoi atë ndeshje. “Ne e fituam atë ndeshje, e dinim, Gjermania dhe arbitrat e dinin, edhe pse tabela tregonte 0 – 0” tha Joti, që pas asaj ndeshje filloi të vlerësohej akoma më shumë në arenën ndërkombëtare. “Askush në shtetin tim dhe në Europë nuk di ta trajtojë topin si ai” ka thënë pas asaj ndeshje Ëilli Schulz, mbrojtës legjendar i Gjermanisë në vitet ’60 – ’70. I shokuar ngeli edhe Franz Beckenbauer. “Edhe nëse Pano në të ardhmen nuk do të më mbante mend, unë do ta mbaj mend gjithmonë” tha Kaiseri me një admirim të dukshëm.
Krenaria e shqiponjave
Dhe nuk ishte i vetmi që do kujtohej për Jotin. Në vitet 2000, UEFA e cilësoi si ‘Futbollistin shqiptar të shekullit’’. Në Shqipëri u kthye në idhull. “Nder i kombit” ishte titulli qe iu dha për herë të parë një sportisti nga duart e presidentit të asaj kohe, Bamir Topi.
Sa bukur do ishte të mund ti kërkoje edhe një herë të na tregonte për karrierën e tij, golat dhe momentet më të bukura, edhe pse jo aq të bujshem si ata të Maradonës, Pele apo Platini. Sa keq që nuk mund të na përgjigjet më. Joti nuk jeton më. U nda nga jeta 6 vite më parë, i përshëndetur nga më shumë se 100 mijë persona në Tiranë, për t’i treguar dashurinë e tyre.
Dhe kështu, ky fenomen do të ngelet i mbuluar nga një hije misteri që e bën akoma edhe më të pavdekshem. Si një perëndi. Perëndia mistike e Ballkanit.