Të shtëna me armë në mes të qytetit të Shijakut mbrëmjen e të dielës.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme një person i cili ka qëlluar në drejtim të një makine është identifikuar nga policia.
Ky person, emri i të cilit nuk është bërë publik ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së kundërshtarit të tij, ku ndodhej edhe një pasagjere femër.
Ky i fundit, i cili nuk është identifikuar u ka shpëtuar plumbave.
Nuk dihen ende të tjera detaje rreth ngjarjes që ka përfunduar me përdorimin e armës.
Njoftimi zyrtar nga Policia
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.
Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.