MENU
klinika

Mirë se vini në ring!

Për të gjithë ata që dëshirojnë të hidhen në këtë aventurë

09.09.2019 - 12:23

       Autori më i famshëm japonez i ditëve të sotme, Haruki Murakami, ka botuar së fundmi një ese mbi profesionin e tij si shkrimtar: “Profesioni romancier”.  Haruki Murakami, 70-vjeç, prej nga më shumë se 40 vjet i ka kaluar duke fantazuar dhe shkruar histori, është i vetëdijshëm për atë çfarë shpreh kur flet për punën e romancierit. Në një koleksion esesh autobiografike, “Profesioni romancier”, ai eksploron rrethanat e aktit të të shkruarit, jep këshilla dhe inkurajon të gjithë ata që dëshirojnë të hidhen në këtë aventurë të bukur./Konica.al

“Për kë të shkruaj? Si të shkruaj dhe përse të vijojë të shkruaj romane?”, – Haruki Murakami shpjegon arsyet që e bënë atë një “romancier profesionit”.

“Shumë shkrimtarë janë tejet egoistë, që kanë kryelartësinë dhe një ndjenjë të fortë rivaliteti”, – shton ai, duke ravijëzuar një portret jo fort të hijshëm të botës së cilës ai i përket, por në të njëjtën kohë ai ndihet i largët.

 

 

 

 

“Nuk është shumë e vështirë të shkruash një roman. Shkrimi i një romani të bukur nuk është edhe aq i vështirë. Nuk pretendoj se është e thjeshtë, por nuk është as e pamundur. Sidoqoftë, ajo që është veçanërisht e vështirë, është të shkruash pafundësisht romane. Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. Siç thashë pak më lart, ju nevojitet një aftësi e veçantë, e cila është padyshim disi ndryshe nga “talenti” i thjeshtë.

Deri këtu në rregull, por si ta mësojmë nëse e kemi këtë aftësi? Ja edhe përgjigjja: Kërceni në ujë dhe vëreni nëse po notoni apo po fundoseni. Sigurisht, një mënyrë e ashpër për t’u shprehur, por thellë-thellë kjo është jeta. Për më tepër, nuk ka gjë që t’i ndalë ata që nuk kanë nevojë të shkruajnë romane (ose që preferojnë të mos shkruajnë) të drejtojnë një jetë të mençur dhe përsosmërisht të vlefshme. Sa u përket atyre që duan të shkruajnë, që nuk mund të durojnë pa shkruar, ata do të shkruajnë romane. Dhe do të vazhdojnë të shkruajnë. Si një romancier, i mirëpres ata me shumë dëshirë. Mirë se vini në ring!”./Konica.al

 

 

 

 

Dymbëdhjetë ese autobiografike mbi shkrimin në përgjithësi dhe një profesion të veçantë: një profesion romancier.  Autori zbulon hilet e krijimtarisë të tij, mrekullitë që lidhen me të ardhmen e librit dhe jep këshilla dhe inkurajim për shkrimtarët që aspirojnë.

Lindur në Kiotos në 1949 dhe rritur në Kobe, Haruki Murakami studioi për teatër dhe film, më pas drejtoi një klub xhazi, para se të jepte mësime në universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Në 1995, pas tërmetit që ndodhi në Kobe dhe sulmit në metronë e Tokios, ai vendosi të kthehej në Japoni.

Në një ese që është njëherazi zbavitëse, inteligjente dhe emocionuese, Haruki Murakami rrëfen dhe i jep një vështrim flladitës dhe të sinqertë profesionit të romancierit. Nga ana tjetër, hulumton obsesionet e tij më të dashura dhe duke nxjerrë reflektime për letërsinë, leximin dhe më gjerësisht për shoqërinë japoneze, autori zbulon prapaskenat e jetës së tij të përditshme, ku mbizotërojnë këmbëngulja, durimi dhe rezistenca.

 

 

 

 

Murakami njihet për rutinën e tij të përditshme të të shkruarit, gjë që mund ta cilësonim si  spartiane. Zgjohet që në katër të mëngjesit, shkruan pesë ose gjashtë orë, përkthen pasditeve, më pas vrapon ose noton gati një orë për t’u stërvitur kështu për maratonat në të cilat merr pjesë çdo vit.

I nominuar disa herë për çmimin “Nobel” për Letërsi, Haruki Murakami është vlerësuar me çmimin prestigjioz letrar “Yomiuri”, çmimin “Kafka 2006”, çmimin Jeruzalem për Lirinë e Individit në Shoqëri në 2009, çmimin Ndërkombëtar të Katalonjës 2011 dhe çmimin Hans Christian Andersen në vitin 2016.

Tekstet e romancierit janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës. Buja meditaike, gati fanatike që e rrethon, sugjeron se së shpejti autori do të arrijë pavdekësinë letrare. Po ashtu, janë mbajtur edhe konferenca të ndryshme akademike ndërkombëtare kushtuar veprave të tij./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit