MENU
klinika

Përfundon Rruga e Kombit

Balluku: Iu shtua listës së akseve kombëtare

05.09.2019 - 14:30

Ajo shoqërohej nga Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato dhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Përpara mediave, Balluku deklaroi se përfundimi i këtij aksi rrugor me rëndësi të madhe erdhi pas zgjidhjes së pengesave kontraktuale të krijuar nga qeveritë e mëparshme.

“Siguria rrugore ka qenë një nga elementet kryesorë që është zbatuar me përpikmëri në këtë aks duke qenë se është një nga prioritetet që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhe kompleksiteti i kësaj pjese ka qenë i ditur për publikun. Kjo është një kontratë e lidhur në vitin 2009 me kompleksitet të madh teknik, me një projekt gjithashtu të gabuar, siç e kemi parë dhe herë të tjera në projekte të mëparshme siç është dhe rruga Tiranë-Elbasan apo dhe gjetkë dhe përfundimisht i është gjetur një zgjidhje teknike”, bëri me dije ministrja Balluku.

Në fund, Balluku shtoi se kjo rrugë me standarte dhe cilësi europiane i shërben për të gjithë Shqipërinë.

“Ashtu si shumë kontrata të tjera të cilat kanë qenë të hapur prej vitesh në kantieret e rrugëve nëpër Shqipëri edhe kjo rrugë dorëzohet. Pra bëhet e kalueshme për automjetet duke filluar nga sot. Një rrugë sipas të gjitha parametrave europiane të sigurisë rrugore. Kukësi, por kjo është një rrugë që i takon gjithë Shqipërisë, e meriton një rrugë të tillë. Ne jemi shumë të kënaqur dhe ndihemi krenar që çdo ditë e më shumë i shtojmë listës së akseve kombëtare rrugë të kësaj cilësie kaq të lartë”, përfundoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku sot nga Rruga e Kombit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcimi i kapitalit vendas

Dossier/ Si po shqiptarizohet tregu

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase